Refuzimi i Metës nxjerr Ramën nga “binarët”, presione për dorëheqje ministrit të shkarkuar

Refuzimi i Metës nxjerr Ramën nga “binarët”, presione për dorëheqje ministrit të shkarkuar

Mosdekretimi si ministër i Jashtëm i Genti Cakës  nga Ilir Meta ka nxjerrë nga “binarët” Edi Ramën. Në fillim  i kërkoi ndjesë Kosovës për refuzimin, edhe pse nuk ishte Kosova ajo që e kandidoi të riun në këtë post.

Shqipëria nuk ka pse t’i kërkojë falje Kosovës nëqoftëse një i përzgjedhur i Presidenti, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit nuk merr postin e propozuar në Shqipëri. Kështu politikanët shqiptarë vetëm nxisin negativitet mes dy vendeve.

Në kushtet e presionit psikologjik përballë një  krize në marrëdhënien Rama-Meta jo vetëm në nivel personal por ç’është më e rëndësishme, në nivel institucional, thuhet se ai është duke i bërë presion ministrit të Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati, për të futur Genti Cakën nga dera e pasme në postin e ministrit.

Synimi është që pasi të dorëhiqet Ditmir Bushati dhe Caka të bëhet zëvendësministri i parë. Por,  a mund t’i kërkohet dorëheqja dikujt që e ke shkarkuar me parë?!

Është e vërtetë që qeveria është kompetencë e kryeministrit, por shteti nuk është “çiflig privat”, me të cilin mund të luash dhe ta vendosësh në rrezik me kalamanllëqe e teka personale.

Jemi kthyer në një shtet më shumë sesa qesharak.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti