Rezart Veleshnja e la për një tjetër, ish-e fejuara bën deklaratën pas ndarjes së tij të bujshme nga e dashura

Rezart Veleshnja e la për një tjetër, ish-e fejuara bën deklaratën pas ndarjes së tij të bujshme nga e dashura

Bëri bujë para dy vitesh ndarja e aktorit të njohur të Portokallisë Rezart Veleshnja me grimieren Pranvera Metolli.

Por ditën e djeshme Rezarti ka lajmëruar ndarjen nga e dashura tjetër për të cilën u shpreh pak kohë më parë se e ka studiuar dhe e ka ndjekur.

Aktori e demaskoi publikisht të dashurën aktuale, pasi pretendon se e ka tradhtuar dhe se kishte lidhje paralele me 4 persona.

Me anë të disa postimeve në Instastory Rezarti zbrazi të gjithë mllefin që ka pasur kundër saj duke e sharë dhe e ofenduar, ndërkohë që për këtë nuk ka reaguar vetë protagonistja e ngjarjes.

Një shuplakë duket se Rezartit i vjen nga ish-e fejuara Metolli, e cila me disa postimeve ‘i shpjegon’ se çfarë do të thotë të jesh vetëm.

‘Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve’, shkruhet në një postim.

‘Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme’, shkruan më tej grimierja.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti