‘Shembet’ lidhja e ngushtë, Albin Kurti kundër Ramës për Gent Cakajn, vlerëson Bushatin

'Shembet' lidhja e ngushtë, Albin Kurti kundër Ramës për Gent Cakajn, vlerëson Bushatin

Janë shtuar zërat kundër kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon t’i besojë diplomacinë shqiptare 30-vjeçarit nga Kosova, Gent Cakaj. Shumë politikanë të rëndësishëm dhe me peshë janë pozicionuar kundër Edi Ramës, duke mos e vlerësuar si të përshtatshme figurën e Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë.

Mes zërave kundër është edhe Lëvizja Vetëvendsja, e drejtuar nga Albin Kurti, për të cilin Rama dikur kishte një vlerësim të lartë, madje e quante dhe një vlerë të politikës shqipare. Por pozicionimi i partisë së tij kundër Ramës do të thotë se Albin Kurti ka prerë përfundimisht marrëdhëniet me kryeministrin shqiptar. Shkak për këtë duket se është bërë bashkimi i Ramës me planin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për copëtimin e Kosovës.

Pikërisht për këtë Vetëvendosja ka bërë një deklaratë me disa pyetje për kryeministrin e Shqipërisë, ku ndër të tjera kërkon: A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë, por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati? Nëse ka diçka të papranueshme në ministrin e Jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues?



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti