SKANDALI me kreditë e këqija të bankës së falimentuar Veneto Banka

SKANDALI me kreditë e këqija të bankës së falimentuar Veneto Banka

Zhduken nga Regjistri kreditë e shqiptarëve. Hipotekat përfundojnë në Itali. A janë Intesa Sanpaolo Bank dhe ABI Bank të përfshira në këtë skandal?

Në adresën e “PAMFLETI” kanë mbërritur denoncimet e disa kreditorëve të Veneto Banka, bankës italiane që operonte në Shqipëri me filialet e saj si pjesë e Grupit Veneto Banka.

Për këtë grup bankar italian së bashku me Bankën Popullore të Vicenza-s një ditë Qeveria Italiane shpalli falimentin. Një vendim që rëndoi situatën e aksionerëve por edhe të klientëve të shumtë të dy bankave, nga më të fuqishmet në Itali. Por ky vendim i Qeverisë Italiane për falimentimin e një banke prezente në Shqipëri, me sa duket qëlloi fatsjellës për dy banka të tjera të sistemit bankar shqiptar. Sepse Intesa Sanpaolo Bank për shumën simbolike 1 euro, përfitoi jo vetëm rimbursimin në afërisisht 30 milionë euro të kredive të këqija të Veneto Banka, por njëkohësisht edhe transferoi në Itali kapitalin 70 milionë euro të kësaj banke. Një proces i dyshimtë për të cilën Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare si dhe Autoriteti Konkurencës, një ditë do të përgjigjen për këtë aferë të pastër dyshuese, duke favorizuar bankën italiane të Pedrazzit në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank.

Një tjetër bankë e përfshirë në këtë proces plot dyshime është edhe ABI Bank, banka që po i kushtojmë kaq shumë vëmendje mediatike ditët e fundit, që jo pa qëllim është pjesë e këtij skenari falimenti të një grupi bankar në Itali me pasoja fatale në Shqipëri.

Në datën 22 Nëntor 2017, Banka e Shqipërisë i jep “OK” një Shoqërie Italiana (SGA) mbledhje borxhesh të këqija me origjinë Napoli (Itali), që të kryejë kontratën e “servicing” të klientëve të bankës së falimentuar Veneto Banka, me një ent juridik shqiptar.

“PAMFLETI” disponon kontratën origjinale të kësaj marrëveshje mes Veneto Banka dhe Intesa Sanpaolo Bank, si dhe SGA, pjesë e saj.

Po kush do ishte ky ent juridik shqiptar që do të kryente këtë shërbim “servicing” në Shqipëri, përveçse TRANZIT, pjesë e ABI Bank ose më saktë vetë ABI Bank?

Pra siç edhe e shihni panorama është shumë e qartë, ku jo rastësisht Intesa Sanpaolo Bank dhe ABI Bank janë bashkë. Janë bankat që kanë marrë bekimin dhe mbështetjen e Bankës së Shqipërisë nën ndikimin e Qeverisë Shqiptare për të administruar pronat e shqiptarëve për t’i mbajtur ata peng të procedurave të tyre të dyshimta.

Një prej tyre Regjistri i Kredive i Bankës së Shqipërisë ku po kryejmë hetime të thella për statusin e pronave, pra garancive ose ndryshe kolateralit të kreditorëve të Veneto Banka.

Ftojmë edhe klientët e këtyre bankave që na shkruajnë me shqetësim të kontaktojnë Bankën e Shqipërisë të dinë statusin e vërtetë të këtyre kredive.

“Kolaterali i Kreditorëve Shqiptarë të Veneto Banka ndodhet në Itali”, na bën të ditur një burim pranë Intesa Sanpaolo Bank.

A nuk është kjo një shkelje themelore e të drejtës së pronësisë së një qytetari shqiptar sipas Kushtetutës së Shqipërisë?

Në cilin vend të botës ndodh që prona e vendosur si garanci në një bankë, në këtë rast shqiptare, të ikë nga Shqipëria për në Itali, dhe zot i saj t’i dalë një shoqëri borxhesh me qendër në Napoli?!

Në po të njëjtin rast kështu do të ndodhte me shtetasit italianë në Shqipëri?!

Sa kompani italiane kanë falimentuar duke u lënë borxhet e papaguara bankave shqiptare?

 Kështu kanë vepruar institucionet financiare, përmbaruese apo ligjore italiane, duke i hapur rrugë kolegëve të tyre shqiptarë për tjetërsim apo ekzekutim pronash apo tituj pronësie shtetasve italianë?

Të gjithë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka me klientët shqiptarë të bankave për sa kohë ata janë të pambrojtur nga institucionet dhe ligji. Kur është vetë Banka e Shqipërisë që i toleron me heshtjen e saj, kur pranon që CEO-të e mirëpaguar të bankave gjejnë gjuhën për të rrjepur shqiptarët, klientët e bankave. Kur Qeveria Shqiptare në vend të ndihmojë këtë proces i rëndon akoma më shumë ata me indeferentizmin, apo bërjen pjesë në këto skema që me mendjen e saj janë të padukshme. Por që duken aq shumë sa ata, dhe kushdo tjetër nuk e mendojnë kurrë që një ditë shqiptarët acarohen, jo për protesta apo pushtet dhe vota, por për paratë dhe pronat e tyre. Dhe përfundimi marrin armët dhe kalojnë në kaos total. Dhe ne e kemi të provuar këtë gjë, atë se ku arrin shqiptari kur i cënon paratë dhe pronën. Ndaj duhet që të nxjerrim mësime nga kjo eksperiencë jo e mirë për pushtetin kur është kundër shqiptarëve./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti