Socialistë e demokratë, bashkë për të grabitur. Kryebashkiaku i Kavajës, leje ndërtimi te Mali Robit, Agjencia e Mjedisit hap “dritën jeshile”

Socialistë e demokratë, bashkë për të grabitur. Kryebashkiaku i Kavajës, leje ndërtimi te Mali Robit, Agjencia e Mjedisit hap “dritën jeshile”

“Tradita” abuzimit në bashkitë e vijës bregdetare ka vijuar me kapacitet të plotë, përmes dhënies kundra ligjit të lejeve të ndërtimit brenda zonave turistike, të gjelbra apo në cënim të komunitetit. Ka ndodhur në Kavajë, teksa kryetari i bashkisë Isa Sakja ka dhënë leje për të ndërtuar brenda një hapësire të gjelbër dhe në zonë turistike në Malin e Robit, ngjitur me një resort të njohur turistik, një zonë që njihet për turizmin dhe natyrën e bukur. Pavarësisht se leja e ndërtimit u refuzua të miratohet nga Drejtoria e Kadastrës e Menaxhimit të Aseteve, ka qënë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e menaxhuar nga ministri Blendi Klosi, ai që i ka hapur “dritën jeshile”. Rasti “Fran Frrokaj” rrezikon të “zhvendoset” nga Lezha dhe të shfaqet në Kavajë

Socialistët dhe demokratët, liderët e tyre e deri tek më i thjeshti në këto parti mund të përplasen, debatojnë, bëjnë sherre me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës. Kjo është pjesa e dukshme e bërjes politikë në Shqipëri nga “dinozaurët” e politikës.

Por po të shohësh më në detaje, pavarësisht sherreve, pika përbashkuese e tyre që sjell jo vetëm shuarjen e debatit por dhe përqafimin e thellë, është grabitja e pasurisë së shqiptarëve.

Kjo ka ndodhur dhe në bashkinë e Kavajës, e cila pas disa mandateve të drejtuara nga socialistët përmes Elvis Rroshit, tashmë drejtohet nga demokratët përmes Isa Sakjes.

“Tradita” abuzimit në bashkitë e vijës bregdetare ka vijuar me kapacitet të plotë, përmes dhënies kundra ligjit të lejeve të ndërtimit brenda zonave turistike, të gjelbra apo në cënim të komunitetit.

Dhe kjo “traditë” ka vijuar dhe në Kavajë, teksa kryetari i bashkisë Isa Sakja ka dhënë leje për të ndërtuar brenda një hapësire të gjelbër dhe në zonë turistike në Malin e Robit, ngjitur me një resort të njohur turistik, një zonë që njihet për turizmin dhe natyrën e bukur.

Ky skandal ka marrë përmasa të mëdha, me miratimin menjëherë të kësaj leje paraqitur nga ana e drejtoreshës së Urbanistikës, Dëshira Qato, dhe ku pritet që implementimi i këtij projekti të sjellë shkatërrimin e tërë kësaj perle turistike.

Por kjo është gjysma e së keqes, pasi projekti është drejt zbatimit me firmën e kryebashkiakut Sakja thjeshtë dhe vetëm për interesa korruptive të disa njerëzve me para, duke bllokuar një komunitet të tërë me mbi 300 familje, të cilat janë të pajisura me certifikatë pronësie.

Burimet nga Kavaja bëjnë me dije se pavarësisht që leja e ndërtimit u refuzua të miratohet nga Drejtoria e Kadastrës dhe Menaxhimit të Aseteve, ka qënë Edison Konomi, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e menaxhuar nga ministri Blendi Klosi, ai që i ka hapur “dritën jeshile”.

Megjithatë do të jetë Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ai që do të vendosë për këtë projekt në zonën turistike, ku në bazë të lejes i bie të ndërtohet vetëm pak hapa nga deti.

Ndërkohë që tashmë ka një vendim të qeverisë që përjashton në mënyrë kategorike të gjitha ndërtimet në zonat turistike dhe të gjelbra, aq më tepër që tashmë sipas një ligji të qeverisë ato do të merren dhe menaxhohen nga Ministria e Turizmit.

Por Isa Sakja, kryetari demokrat i bashkisë së Kavajës, me mbështetjen dhe të drejtorit socialist të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit po e kërkojnë me këmbëngulje miratimin e këtij ndërtimi në Malin e Robit. Rasti “Fran Frrokaj” rrezikon të “zhvendoset” nga Lezha e të shfaqet në Kavajë./Pamfleti

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti