Spartak Ngjela tregon kush është problem i madh me Genti Cakajn dhe mesazhin e qartë të Amerikës

Spartak Ngjela tregon kush është problem i madh me Genti Cakajn dhe mesazhin e qartë të Amerikës

Refuzimi që presidenti Meta i bëri bëri emrit të Genti Cakajt si ministër i Jashtëm, është qartësuar tashmë si një akt politik më shumë se ligjor, gjë e cila ka sjellë një lumë reagimesh nga Shqipëria dhe Kosova.

Duke komentuar refuzimin e dekretimit nga Presidenti Ilir Meta avokati Spartak Ngjela  shprehet  në një intervistë televizive se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.

“I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve. Për çfarë i duhen Ramës territoret e Kosovës? Interesi kombëtar nuk është mendimi i kryeministrit. Nëse ky donte të vinte një njeri nga Kosova tek ministria të vendoste një intelektual dhe akademik. Ky merr atë që ka mendimin për ndërrimin e territoreve. Territorin nuk e lëviz askush sepse është doktrina ‘Klinton’. Problemi është se Trump i dërgoi letër presidentit Vuciç dhe i tha se do ta pësosh keq. Nuk ishte letër me falënderime, por Trump thoshte zgjidhe këtë problem se do e pësosh keq. Gent Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Amerikanët merren vetëm me mazhorancën.  Ne shohim se Amerika nuk e do ndërrimin e  territoreve”, tha Ngjela.

I pyetur nëse janë acaruar marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit, pas vendimit për të mos dekretuar Gent Cakajn, Ngjela tha se Rama di të kërcënojë në mënyrë diplomatike.

“Rama di të kërcënojë në mënyrë diplomatike. Ai qesh si nusja në duvak. Ne nuk po shohim këtë politikë. Ky është niveli i politikës, por nuk dimë cili është interesi kombëtar në këtë mes. Nëse është problemi i ndërrimit të kufijve, ai nuk është çështje kombëtare”, thotë Ngjela.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti