Studentët gozhduan kryqet, në dyert e universiteteve të llojit Kule-Koni, që i ka “vrarë e groposur” politika

Studentët gozhduan kryqet, në dyert e universiteteve të llojit Kule-Koni, që i ka “vrarë e groposur” politika

Kryqet mbi dyert e faktulteteve, u vendosën që brenda tyre, të mos hyjnë e të komandojnë, të mos shkatërrojnë mësimdhenien, të mos vjedhin e të mos bëjnë orgji, familjet dhe grupet Koni i Tiranës, Kule i Ekonomikut, Kaçani i Politeknikut, Musabelliu i Kamzës, Bekteshi i Shkodrës, Gjata i Mjekësisë, Jashari i Korcës, Sotirofski e Durrësit, Zisi i Vlorës dhe Topi i Elbasanit, të mbrojtur nga Rama, Berisha, Metaj, Basha e Kryemadhi, që i kanë caktuar në ato poste, si “ushtarë” të tyre

Studentët e lejuan kryeministrin Rama, të hargalisej me humor para e pas Vitit të Ri, duke bërë sikur nuk e kuptuan, se 11 vendimet e tij, nuk zgjidhin asgjë, mbasi janë letra të pa zbatueshme juridikisht e praktikisht, sepse janë firmosur e shpallur, pa komunikim me biznesin, që ka 90% të kostos së shërbimeve, që parashikojnë vendimet.

Kryeministri veproi si fallxhor, duke menduar se i hipnotizoi studentët, me shkarkimin e Ministres së Arsimit, që bëri ligjin “Çili-Angjeli” të Arsimit të Lartë, por vendosi zëvendësen e saj, që ka qenë mbrojtësja publike e këtij ligji, në 13 debate universitare e televizive me  ekspertë që e kundërshtonin dhe që ka hartuar platformën e lëndës teoriko-praktike të homoseksualizmit, në arsimin paraunivesitar.

Kryeministrin, vazhdon ta gënjejë mendja, se protestën e studentëve, do ta shuaj me “debatikasit” e FRESSH-it, me takime të stisura, me komente në “FB-Fuga”, me pazare e zvarritje në kohë, apo  duke nxitur uzurpimin prej PD e LSI, për ta degraduar e ekspozuar, si “protestë për pushtetin e Lulit dhe Monikës”.

Mirëpo studentët, deri më 31 dhjetor 2018, i treguan kryeministrit dhe ortakëve tij bashkëqeverisës Basha-Kryemadhi (Berisha-Metaj), se kjo protestë, ka shkak vetëm ata dhe është totalisht kundër krerëve të bandave PD, PS, LSI, të cilët kanë shkatërruar arsimin e lartë, për interesat dhe bizneset e tyre në arsimin privat.

Ndaj dhe protesta e 7 janarit, rinisi me një simbolikë të fortë, të qartë, të kuptueshme e domethënëse, që tregon gjendjen e shkallmuar të arsimit të lartë, duke gozhduar kryqet, mbi dyert e universiteteve, që politika i ka “vrarë e groposuar” qëllimisht, me uzurpim e përdorje për interesa politike-ekonomike.

Kryeministri, që ende e (ç)drejton këtë vend, duhet të nis urgjent operacionin ligjor, për shpëtimin e universiteteve nga “kthetrat” e politikës, mediokritetit, familjaritetit, falsitetit, krimit, korrupsionit, nepotizimit e kurvërizmit, që sundon në kupolat e tyre pedagogjike e administrative, të cilët po përdorin privatisht, 120 milionë euro fonde nga shteti dhe mbi 200 milionë euro në vit, nga tarifat e shërbimet studentore.

Rektorët janë përfaqësues familjarë e partiakë, të krerëve të 3 partive, dekanët janë militantë e madje bashkëshortë të politikanëve, shefat e departamenteve po kështu, 90% e pedagogëve dhe 95% e administratave të universiteteve e fakulteteve, janë familjarë e “mikesha” të rektorëve e drejtuesve, duke i kthyer universitetet,  në “sulltanate e hareme”.

Nëse Rama, që e mban veten “VIP” i arteve të bukura, e kupton këtë simbolikë kryqesh, si fytyrë të shëmtuar të universiteteve dhe si turp për qeverinë e tij, të mos vazhdojë të hiqet si trim dhe i ditur, duke u zgërdhirë e bërë karshillëk studentëve, prapa kamerës së telefonit në “FB”.

Por si kryeministër që drejton këtë vend, të nis urgjent, operacionin për shpëtimin e universiteteve nga “kthetrat” e politikës, mediokritetit, falsitetit, krimit, korrupsionit, nepotizimit e kurvërizmit të “kukudhëve” të llojit Kule e Koni./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti