Takimi mes Tsipras- Erdoğan, për çfarë ranë dakord dy liderat europianë

Takimi mes Tsipras- Erdoğan, për çfarë ranë dakord dy liderat europianë

Në një takim të përbashkët mes presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras, u vendosë për një bashkëpunim mes vendeve.  Ata konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit ndërmjet dialogut.

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu besimin se çështjet midis vendit të tij dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore.

Kujtojmë se një ndër konfliketet e fundit mes vendeve kishte të bënte me ish-ushtarakët puçistë turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe refuzimin e gjykatës greke për ekstradimin e tyre.

Lidhur me kërtë, Erdoğan u shpreh se vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste.

“Pritja e Turqisë nga Greqia është të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për marrëveshjen për refugjatët të nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në mars të vitit 2016, Erdoğan tha se BE nuk e ka zbatuar liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen dhe kërkoi nga unioni të ngelet besnik ndaj premtimeve të dhëna.

Marrëveshja e vitit 2016, e cila synonte të parandalonte migrimin e parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve dhe të përmirësonte kushtet e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Tsipras, tha se vendi i tij nuk dëshiron “të dënohet” me probleme rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.

“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Tsipras.

Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.

I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Tsipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti