U vra në mënyrë makabre nga babai në Greqi, nëna e Anxhelinës zbulon detaje të reja

U vra në mënyrë makabre nga babai në Greqi, nëna e Anxhelinës zbulon detaje të reja
Nëna e Anxhelinës, shqiptares 28-vjeçare e cila u vra në mënyrë makabre nga i ati Aleko Petro në Greqi, ka folur për emisionin “Dritare me Rudinën” në News24.
Ajo tha se Aleko kërkonte ta trajtonte si skllave vajzën dhe se mendon se vrasjen e kishte planifikuar.
“Punonte, kishte mbaruar shkollën, jetonte me dikë që donte. Por ai nuk e lejonte. I ka bërë me planifikim, se të hapësh gropën dhe ta fusësh në qeskë. Vajza jetonte me kumbarën dhe jetonte me atë djalin. Por ai nuk i lejonte, e donte si skllave vajzën time,” tha ajo.
Ndërkohë e pyetur nga moderatorja Rudina Xhunga për njerëzit e Aleko Petros, ajo u shpreh se nuk do t’i ndalonte të vinin për Anxhelinën dhe se derën e kishin të hapur.
“Njerëzit e burrit e duan, le të vijnë, nuk i mohoj ata, s’kanë lidhje me atë që bëri ai. Kanë ndenjur 15 vjet”, u shpreh ajo.


Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti