Video: UEFA “masakron” Bayernin, dënim shembullor për Muller

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E vullnetshme, e pavullnetshme, pak rëndësi ka! Ndërhyrja e Thomas Muller ndaj Nico Tagliaficos në sfidën që Bayern Munchen barazoi 3-3 me Ajax ishte e pajustifikueshme. Taka drejt e ne kokë e sulmuesit i ka kushtuar jo pak trajnerit Niko Kovac.

UEFA ka publikuar vendimin se sulmuesi gjerman do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër për atë ndërhyrje të rëndë. Në total janë dy ndeshje që Muller nuk mund të luajë, të dyja kundër Liverpool (ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” më 13 mars).

Në Angli mund të lumturohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjermanët. Skuadra e Bayern Munchen duhet të kualifikohet për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti