Vaji që bën mrekulli në organizmin tuaj, nga ulja e nivelit të kolesterolit deri tek dhimbja e veshëve

Kemi parë e dëgjuar pafund për efektet që ka hudhra në organzimin tonë, por sot do t’iu tregojmë për vajin e hudhrës dhe benefitet që ka ai për shëndetion. Siç e dimë hudhra ka shumë përfitime shëndetësore, por disa njerëz nuk e pëlqejnë atë pasi e bën frymëmarrjen të ketë një aromë jo shumë të mirë. Hudhra përmban kalcium, sulfur, zink dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore për shëndetin.

Ka vitaminë E në të, e cila është e mirë për lëkurën, pasi është një agjent i mirë oksidues. Po për vajin e hudhrës a keni dëgjuar?  Ajo është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Ne po ju renditim më poshtë 8 prej tyre:

Ul nivelin e kolesterolit

Niveli i kolesterolit përcakton shëndetin e zemrës. Hudhra ndihmon në largimin e kolesterolit të keq dhe gjithashtu forcon muskujt e zemrës. Gjithsesi para përdorimit rekomandohet të konsultoheni me mjekun.

Lufton aknet

Vaji i hudhrës ka zink në të, i cili ka veti të mira anti-inflamatore. Ai heq skuqjen e zonës së akneve dhe gjithashtu zbut lëkurën.

Forcon flokët

Nëse skalpi i kokës është i fortë, flokët tuaj do të rriten shpejt dhe të trashë. Ju duhet ta masazhoni skalpin me vajin e hudhrës dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës. E shpëlani si zakonisht me shampon tuaj dhe në fund do të shikoni rezultate.

Dhimbjet e dhëmbëve

Teksa hamë çdo gjë, ne jemi të prirur ndaj sulmit bakterial në smalt dhe nëse nuk i pastrojmë dhëmbët siç duhet atëherë smalti degradon lehtë. Kur të keni probleme me dhëmbët, mjafton të vendosni pak pambuk të lyer me vaj hudhre dhe të gjitha bakteret do jenë eliminuar. Hudhra ka veti anti-inflamatore e cila heq dhimbjen.

Problemet me veshët

Vaji i hudhrës është i mirë për veshin pasi heq dyllin e tepërt në rastet problematike. Edhe nëse keni dhimbje mjafton të shtoni dy pika nga ky vaj dhe menjëherë do të lehtësoheni.

Dhimbjet e kokës

Dhimbja e kokës tani është problemi më i zakonshëm. Mjafton të aplikoni pak vaj hudhre rrotull ballit dhe pas disa minutash do të ndiheni më mirë.

Problemet gastrointenstinale

Vaji i hudhrës vret krimbat e dëmshëm në zorrët tona, pasi ka veti anti bakteriale dhe gjithashtu riparon dëmet e shkaktuara prej tyre. Për këtë duhet të konsumoni kapsulat e vajit të hudhrës çdo ditë.

Infeksionet e lëkurës

Nëse kemi ndonjë infeksion në lëkurë, vaji i hudhrës është zgjedhja e duhur. Ai ka squfur brenda i cili vret të gjitha bakteret dhe mikrobet e zonës së infektuar.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti