Vdesin dy të rinj në Bruksel, motra apel për kthimin e trupave në Shqipëri

Vdesin dy të rinj në Bruksel, motra apel për kthimin e trupave në Shqipëri

Humbin jetën dy shqiptarë nga zjarri që përfshiu banesën ku jetonin në Bruksel. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa zëdhënësi i zjarrfikëses Alain Habils u shpreh se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Mediat belge nuk i publikojnë emrat, por në redaksinë e Report Tv ka ardhur një apel për ndihmë nga motra e njërit prej të rinjve që ka humbur jetën për të kthyer trupat e tyre në Shqipëri, ndërsa njofton se bëhet fjalë për Pelivan Hysajn 24 -vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushin 23-vjeç nga Durrësi.

“Ju lutem shumë kush jeton në Bruksel të n’a ndihmoj këto d’y familje për me kthy trupat sa me par ne Shqiperi. Kush te ket mundesi mund te n’a ndihmoj me sado pak nr llogarie : 5305 5805 4693 7469 dhe ky eshtë nr qe mund te kontaktoni nqs se Vertet e ndieni me ndihmu +32465948677”, u shpreh ajo.

Ndërkohë që përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait, Pelivan Hysaj.

“Jeta ime zemra e motres me vrave ne shpirt me hape nje plage qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im”, shkruan ajo.

 

 

 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti