Vijon beteja, Meta zbulon hapin e radhës kundër Ramës, kërkon hetim për DSIK, i dha certifikatë sigurie Cakajt (Letra)

Ka vijuar edhe sot beteja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Pas përplasjeve dhe akuzave të ashpra ndaj njëri-tjetrit, Meta ka hedhur hapin e radhës kundër Ramës.

Kreu i Shtetit ka kërkuar hetim parlamentar për veprimtarinë e DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) në rastin e dhënies së certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Letra e Metës i drejtohet kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe drejtuesve të grupeve parlamentare të PD-së, PS-së dhe LSI-së.

Presidenti Meta hedh hije dyshimi mbi mënyrën urgjente brenda 24 orësh të dhënies së cerfitikatës së sigurisë kosovarit Gent Cakaj, duke shtuar se kjo nuk garanton besueshmërinë e duhur.

“Nga këto të dhëna të administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK vetëm brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”. Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kreut të Shtetit.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti