Zbardhet dosja, përndjekja dhe një shuplakë sollën vrasjen e Griselda Gjikolajt

Zbardhet dosja, përndjekja dhe një shuplakë sollën vrasjen e Griselda Gjikolajt

Griselda Gjikolaj nuk është vrarë aksidentalisht në Laprakë mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit të kaluar.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se ka qenë pikërisht adoleshentja 17 vjeçare objektivi i atentatit ku mbeti i plagosur edhe Erjon Benga.

Report Tv.  ka siguruar dosjen e prokurorisë dhe dinamikën e krimit nga përndjekja e të miturës nga Robert Përpepaj, 19 vjeç, sherri me Erjon Bengën, mik me të fejuarin e viktimës e deri te përgatitja e atentatit nga autori dhe bashkëpunëtori i tij Ronald Muzhaqi.

Një shuplakë është shkaku i atentatit ku mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018 mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe u plagos shoku i saj Erjon Benga.

Dy plumba në kokë rezultojnë se kanë shkatuar vdekjen e 17-vjeçares sipas materialit të prokurorisë së Tiranës .

Plumbat janë shkrepur nga Robert Prepepaj i riu i cili është konfliktuar më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë, për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën.

Nga hetimet parakrake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me një shuplakë.

Ky veprim nuk është falur nga Robert Perpepaj i cili kishte pothuajse 10 ditë që ndërtuante planin për t’u hakmarrë.

Griselda Gjikolaj viktima e kësaj ngjarje pasditen e 26 dhjetorit ka dalë së bashku me Saimirin të fejuarin e saj si dhe shokun e tij Erjon Benga dhe një tjetër shoqe.

Në përfundim të kafes, dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga dhe ai së bashku me Saimirin përpara.

Sipas dëshmive , sapo makina ka nisur ecjen aty janë afruar dy persona që kanë thyer xhamat e makinës tip “Mercedes Benz” dhe në të majtë pas shoferit ka dalë Përpepaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.

Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së automjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës.

Të katër të rinjtë teksa makina drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në Spitalin e Traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e Robert Përperajt ndërsa hetuesit janë ndihmuar për të zbardhur motivin e krimit nga dëshmitë e të mbijetuarve ekzaminimet e pamjeve filmike si dhe telefonave ceularë të të përfshirëve në këtë ngjarje.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti