Zbulohen 500 vjet pas vdekjes gjurmët e gishtit të Leonardo Da Vinçit (Fotot)

Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Leonardo Da Vinçit janë ekspozuar në Cardiff gjurmët e tij të gishtërinjve.

Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma e Da Vinçit është “Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave”, një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s.

“Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, thonë studiuesit.

Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj.

 

 

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti