Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për vjedhje, policia gjurmon telefonat

Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për vjedhje, policia gjurmon telefonat

Prej 5 ditësh dy persona janë zhdukur në qytetin e Tepelenës dhe Përmetit. Sokol Rama është denoncuar si i zhdukur nga familjarët, të cilët kanë humbur çdo kontakt me të. Rama është një emër një i njohur për policinë.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H. kanë lidhje me transportin e lëndëve narkotike pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike.

Policia ka vënë nën gjurmim telefonat e përdorur prej tyre. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Dyshohet se personat janë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Dyshohet se zhdukja e Ramës dhe shokut të tij mund të kenë lidhje me largimin e tyre në një prej këtyre arrestimeve. Viti 2019 ka shënuar shtim të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Greqisë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti