Zv.kryeministri Braçe konfirmon lajmin e ‘Pamfletit’: Baton Haxhiu i lidhur me oligarkët serbë të miellit

Zv.kryeministri Braçe konfirmon lajmin e 'Pamfletit': Baton Haxhiu i lidhur me oligarkët serbë të miellit

Krye-sekseri i bandave politike shqiptare i lidhur me oligarkët serbë të miellit

Një debat i nxehtë politikë është ndezur prej ditës së djeshme, teksa Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Gent Cakajt si ministër të Jashtëm. Shumica e politikanëve shqiptarë dhe kosovarë kanë vlerësuar vendimin e Metës, duke dalë hapur kundër kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur një figurë të papërshtatshme për t’i besuar diplomacinë shqiptare.

I vetmi që ka dalë pro Ramës dhe po lufton fort është Baton Haxhiu, kosovari që ka ardhur në Tiranë dhe ka gjetur një oaz për të shpalosur idetë e tija përçarëse dhe madje deri anti-shqiptare.

Teksa gjithçka po zien me reagime dhe kundëreagime, një koment i zëvendëskryeministrit të sapoemëruar, Erjon Braçe, ka tërhequr jo pakë vëmendje. Braçe në një koment në rrjetet sociale zbulon një të vërtetë të madhe për Baton Haxhiun, të cilën ‘Pamfleti’ e ka raportuar edhe më parë; lidhjen e krye-sekserit të bandave politike shqiptare me oligarkët serbë të miellit.

“Ky tipi ta haje vetë atë miell apo atë bukë me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Europë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell më të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli më të varfër se kaq? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çfarë lidhje ka?”, komenton Braçe.

Baton Haxhiu, i alarmuar për bllokimin e 2 “ministrave të tij”, i telefonon ortakut të miellit serb, Ilir Metaj



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti